POLITIKA E PRIVATËSISË

KUSH JEMI NE

Ne jemi Ewopharma Kosova, anëtare e Grupit Ewopharma. Adresa jonë është Rr. Gazmend Zajmi 59, 10000 Prishtina, Kosova.

Detajet tona të kontaktit janë email: info@ewopharma-ks.com; T: +383 48 301 300. Të dhënat e Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave të Grupit tonë janë Julienne Jameson; j.jameson@ewopharma.com.

TË DHËNAT PERSONALE TË DHËNA OSE TË MBLEDHURA NGA EWOPHARMA
Në vijim është një listë jo shteruese e qëllimeve kryesore në formë përmbledhëse për të cilat mund të përpunohen të dhënat tuaja personale në varësi të kategorisë së subjektit të të dhënave në të cilën bëni pjesë.

Ju lutemi vini re se çasja në të dhënat personale menaxhohet dhe kontrollohet brenda Ewopharma Group. Në të dhënat tuaja personale do të kenë qasje vetëm punonjësit e Ewopharma Group, të cilët kanë një qëllim përkatës për të hyrë në të dhënat tuaja, p.sh. të dhënat personale të farmakovigjilencës mund të transferohen në zyrën tone në Sllovaki, e cila është mbajtëse e autorizimit të marketingut për produktet tona. Në të dhënat tuaja gjithashtu mund të qasen ata që punësojmë për të na ndihmuar të drejtojmë biznesin tonë ose të cilëve na kërkohet t'u japim informacione në përputhje me ligjin. Informacion më specifik mbi qëllimin, bazën ligjore, periudhën e mbajtjes/ruajtjes, zbulimit, të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave dhe kë të kontaktoni në lidhje me përpunimin dhe të drejtat tuaja, do të sigurohen në njoftimet specifike të përpunimit që do të jenë të disponueshme në momentin që të dhënat tuaja mblidhen ose do t'ju njoftohet nga punonjësi përkatës përpara se të përpunojë të dhënat tuaja.

Periudhat e ruajtjes ndryshojnë dhe Ewopharma do t'i vlerësojë rastet sipas vetë përpunimit dhe rreziqeve për ju si subjekt i të dhënave. Ka disa udhëzime të përgjithshme të përcaktuara më poshtë. Për të gjitha situatat e tjera, të dhënat tuaja personale do të mbahen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme në përputhje me ligjin në fuqi, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose kriteret strikte të zhvilluara në kuadër të Programit të Mbrojtjes së të Dhënave të Grupit. Për informacion specifik, ju lutemi kontaktoni info@ewopharma.com ose j.jameson@ewopharma.com.

Lloji i Procesimit & Qëllimi

Lloji i të dhënave personale

Bazat Ligjore

Periudha e ruajtjes

Kontratë me Ewopharma

Adresa,

emri,

informata mbi pagesën

Nevoja kontraktuale

Periudha e kontratës apo aq gjatë sa specifikohet në kontratë.

Klient i tanishëm/kaluar/ardhshëm

Emri, adresa e biznesit, numri i telefonit

Interes legjitim

Zakonisht 3 vite

Kur pranoni pagesë për shërbime/produkt/sponzorim, Ewopharma do të mbajë të dhëna të tilla në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme të transparencës, taksimit (ose ekuivalente),dhe politikën e brendshme të mbajtjes

Informacioni i listës së pagave/pagesave, emri, adresa

Nevoja kontraktuale/ detyrimi ligjor.

Siç thuhet në kontratë ose legjislacionin vendor.

Hulumtimi/konkurset/sondazhet e klientëve

Emri, adresa, të dhënat personale specifike për projektin në fjalë

Zakonisht pëlqimi, por kur mblidhen të dhëna të kategorisë së vecantë, një kusht do të paraqesë bazën ligjore. Kjo do të ju komunikohet  me shkrim para çdo pjesëmarrjeje.

Deri në kompletim të projektit, përveç në rast të dakordimit tjetër.

Të dhënat shëndetësore kur përdorni produktet tona ose vuani nga një sëmundje në një fushë terapeutike të interesit tonë. Kjo mund të na raportohet për një ngjarje të padëshiruar/efekt anësor.

Emri, adresa, të dhënat shëndetësore, reaksioni specifik ndaj produktit.

Detyrimi ligjor dhe kushti 9(h) ose (i).

10 vjet pas tërheqjes së autorizimit të marketingut nga tregu.

Pyetje të përgjithshme në emailin ose zyrën tonë të cilat kërkojnë një përgjigje nga ne.

Emri, adresa e emailit, numri i telefonit, detajet e bisedës

Interesi legjitim.

2 vite

Aplikues për punë

Emri, adresa e emailit, CV, letra motivuese

Pëlqimi ose interesi legjitim.

1 vit përveç rasteve të punës së specializuar.

Transferimi i të dhënave personale brenda Grupit Ewopharma kërkohet në rrjedhën e përgjithshme të biznesit.

Detajet e biznesit ose detajet përkatëse në varësi të natyrës së kërkesës

Pëlqimi ose interese legjitime.

Në varësi të natyrës sëqështjes, por zakonisht një vit nëse nuk kërkohet kohë tjetër

Kontabilistë të jashtëm

Detajet e biznesit, disa detaje të burimeve njerëzore si numrat e taksave

Interesi legjitim, detyrimi ligjor dhe pëlqimi

Në përputhje me kontratën e punës/tregtare, pëlqimin ose ligjin në fuqi.

Administratorët e IT-së nga palët e treta

Casje në të gjitha të dhënat në serverë

Interese legjitime.

Për aq kohë sa mbahen në server

Profesionistë të kujdesit shëndetësor në punë

Të dhëna shëndetësore

 

 

Kompani të sigurimit

Të dhënat e punonjësve, të dhënat personale të çështjeve juridike

Interese legjitime.

Siç kërkohet nga kompania e sigurimeve, ligji vendas dhe rastet ligjore.

Marketingu përmes mediumeve të tilla si email, buletinet, webfaqet, materialet promovuese.

Adresa e emailit, emri, numri i telefonit, adresa e shtëpisë.

Pëlqimi

Siç përcaktohet në formularin e pëlqimit.

    

Ne gjithashtu mund të mbledhim të dhënat tuaja personale nga një palë e tretë. Pala e tretë duhet të jetë në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Aty ku mendoni se nuk është, ju lutemi na kontaktoni.

TRANSFERET NDËRKOMBËTARE
Ka disa raste kur Ewopharma do t'i kërkohet të transferojë të dhënat tuaja personale jashtë EEA. Kur kjo kërkohet, një punonjës brenda Grupit Ewopharma do t'i transferojë këto të dhëna personale vetëm në një vend që ka një vendim të përshtatshmërisë të dhënë nga Komisioni Europian. Kjo do të thotë që juve, si subjekt i të dhënave, do t'ju ofrohet një standard i ngjashëm i të drejtave të privatësisë në atë vend marrës siç do t'ju jepet brenda EEA. Kur nuk ka vendim për përshtatshmërinë, do të përdoren klauzolat model që janë autorizuar nga Komisioni Europian ose mbrojtje të tjera të autorizuara nga Komisioni Europian ose delegati i tij, në atë kohë. Përndryshe, të dhënat tuaja personale nuk do të transferohen.

ÇFARË NDAJMË
Ewopharma nuk do të zbulojë të dhënat tuaja personale nëse nuk ka një bazë ligjore për ta bërë këtë. Kur Ewopharma synon të zbulojë të dhënat tuaja personale, ajo do t'ju informojë në momentin e mbledhjes nëpërmjet këtij Njoftimi të Privatësisë, pëlqimit, kontratës ose dokumentacionit tjetër që ju është dhënë. Çdo e dhënë personale e ndarë me selinë tonë në Zvicër aktualisht është subjekt i një vendimi për përshtatshmërinë dhe për këtë arsye çdo e dhënë personale e transferuar në zyrën tonë qendrore do të mbrohet në mënyrë adekuate përmes masave mbrojtëse të përkatëse.
Për të gjitha situatat e tjera, të dhënat tuaja personale do të mbahen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme në përputhje me ligjin në fuqi, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose kriteret strikte të zhvilluara në kuadër të Programit të Mbrojtjes së të Dhënave të Grupit. Për informacione specifike, ju lutemi kontaktoni info@ewopharma.com ose j.jameson@remove-this.ewopharma.com.

TË DREJTAT TUAJA
Ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të cilësdo prej të dhënave tuaja personale dhe të konfirmoni saktësinë e tyre ose të kërkoni korrigjimin e tyre.
Ju keni të drejtë të kërkoni që të dhënat tuaja personale të fshihen nga sistemi ynë. Aty ku të dhënat tuaja personale mbahen në bazë të pëlqimit, ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj duke i dërguar email personit të kontaktit në formularin tuaj të pëlqimit.
Ju keni të drejtë të kërkoni një kufizim të përpunimit ose të kundërshtoni plotësisht përpunimin në raste të caktuara.

PASOJAT E MOS DHËNJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ewopharma nuk do të kërkojë nga ju asnjë të dhënë personale që nuk është absolutisht e nevojshme. Prandaj, nëse refuzoni, ne mund të mos jemi në gjendje të ndërveprojmë me ju.

VIZITORËT E FAQES TONË
Kur dikush viziton www.ewopharma.com ne përdorim një shërbim të palës së tretë, Google Analytics, për të mbledhur informacione standarde të regjistrit të internetit dhe detaje të modeleve të sjelljes së vizitorëve. Përveç vendndodhjes së përafërt (adresa IP), informacioni i mbledhur nga Google Analytics janë kryesisht të dhëna anonime të trafikut, si informacioni i shfletuesit, informacioni i pajisjes dhe gjuha. Ne nuk mbledhim informacione shtesë, të tilla si mosha, gjinia, interesat ose detajet bankare. Informacioni i mbledhur përdoret për të ofruar një pasqyrë të mënyrës se si njerëzit hyjnë dhe përdorin faqen tonë të internetit për të përmirësuar shërbimin tonë dhe përvojën e përdoruesit. Nuk përdoret për ndonjë qëllim shtesë, si p.sh. për të profilizuar ata që hyjnë në faqen tonë të internetit.
Nëse na kontaktoni përmes faqes sonë të internetit, ne do ta përdorim këtë informacion vetëm me qëllimin për t'iu përgjigjur pyetjeve/ankesave ose sugjerimeve të dërguara nga ju. Pas përfundimit të pyetjes suaj, të dhënat tuaja personale do të shkatërrohen.

SIGURIA
Ne marrim hapa të arsyeshëm për të mbrojtur të Dhënat Tuaja Personale duke përdorur masa sigurie fizike dhe/ose elektronike të përshtatshme për ndjeshmërinë e të dhënave personale.

Edhe pse kemi miratuar masa sigurie, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e çdo informacioni që dërgoni me email ose përmes internetit. Dorëzimi i të dhënave personale duke përdorur rrjete të tilla bëhet me përgjegjësinë tuaj, pasi asnjë transmetim përmes internetit nuk është kurrë 100% i sigurt ose pa gabime. Ju duhet të keni kujdes të veçantë për të vendosur se çfarë informacioni do të na dërgoni me email ose duke postuar në faqet tona të internetit.

FAQET E PALËVE TË TRETA
Ju mund të zgjidhni të përdorni webfaqe dhe shërbime të caktuara të palëve të treta përmes faqes sonë të internetit. Ewopharma nuk është përgjegjëse për politikat e privatësisë ose praktikat e faqeve të tjera të internetit. Ju duhet të ekzaminoni faqet e tyre të internetit për informacione të mëtejshme mbi politikën e tyre të privatësisë.
Ne kemi një faqe në Facebook në lidhje me disa nga produktet tona. Kur zgjedhni të ndani informacione me Facebook, informacioni që ndani do të rregullohet nga politikat e tyre të privatësisë. Faqja e mediave sociale gjithashtu mund të ndajë informacione me ne dhe mund të postojë informacione në lidhje me vizitën tuaj në faqet tona të internetit në faqet e tyre. Ju mund të modifikoni cilësimet tuaja të privatësisë me Facebook.

PËRDORIMI I COOKIES NGA EWOPHARMA
Për të lexuar rreth cookie-ve të përdorura nga kjo webfaqe, ju lutemi vizitoni  Politikën tone të Cookie-ve - Cookie Policy.

PREFERENCA E COOKIE-VE.
Për të ndryshuar preferencat tuaja të cookie-ve, ju lutemi klikoni këtu.

E DREJTA E ANKESAVE
Nëse mendoni se të drejtat tuaja nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë ose adekuate, ju keni të drejtë të ankoheni tek autoriteti mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave.